STUDIO "VIAR-CONSULTING" Sh.p.k

Mirësevini në Viar

STUDIO "VIAR-CONSULTING" Sh.p.K

Mirësevini në Viar

STUDIO "VIAR-CONSULTING" Sh.p.k

Mirësevini në Viar

Rreth Nesh

Disa fjalë rreth "VIAR Consulting" SH.P.K

"Viar-Consulting" sh.p.k është studio e themeluar më 21/09/2007, nga Audituesja Ligjore znj.Fatime Alliu dhe e fokusuar ne fushën e Shërbimeve të Auditimit dhe Sigurise, Shërbimeve të Kontabilitetit, Konsulencë dhe Shërbime Tatimore dhe Shërbime Këshillimi të Specializuara
Selia e Shoqërisë ndodhet në adresën:
Njësia Bashkiake Nr.2; Rruga"Luigj Gurakuqi" P.18; H.4; K.6; Ap.21 Tiranë Shqipëri.

Misioni ynë

Misioni i Studio "VIAR-Consulting" sh.p.k është pozicionimi në tregun Shqiptar si model për cilësinë e shërbimeve të ofruara, integritetin profesional dhe etikën.

Vlerat tona

Eksperienca, profesionalizmi, integriteti, etika dhe përkushtimi i stafit janë vlerat kryesore të studio “VIAR-Consulting" sh.p.k.
Duke kuptuar fillimisht nevojat dhe pritshmëritë e Biznesit (partneritetit) ne investojme te gjithe kapacitetin tonë për përmbushjen e tyre.
Asgjë nuk është më prioritare për aktivitetin tonë sesa kënaqësia dhe dobia që merr partneri nga shërbimet tona.

Karriera

Suksesi i firmës tonë i atribuohet në një shkallë të gjerë grupeve profesionale të cilat i japin me shumë pasion shërbimet profesionale. Profesionistët tanë janë të angazhuar të jenë lider në fushën që kanë zgjedhur, duke ofruar ekspertizën dhe udhëzimet e tyre, dhe duke dhënë zgjidhjet më të përshtatshme që përmbushin më së miri nevojat e klientëve.Në ofrojmë mundësi për karrierë në mënyrë të rregullt për një numër të gjerë të sektorëve të ekonomisë, i gjithi brenda një sistemi të filozofisë së menaxhimit dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Ne promovojmë trajnimin në institucionet e mirënjohura në Shqipëri dhe jashtë saj.

Përse duhet të zgjidhni Studio "VIAR-Consulting"

- Raporti çmim/cilësi është tepër i favorshëm për partnerët tanë.

- Ne ofrojmë një shërbim të personalizuar duke përmbushur kërkesat specifike të partnerit.

- Ne e përditësojmë praktikën tonë sipas Standarteve të Raportimit Financiar që aplikohen në Shqipëri.

Shërbimet tona

Çfarë ne ofrojmë

Shërbime Auditimi dhe Dhënie Sigurie

Auditim i pasqyrave financiare në përputhje me Standartet Ndërkombetare të Auditimit të përgatitura sipas Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit apo Standartet Ndërkombëtare të raportimit Financiar;Rishikim i kontrolleve të brendshme;Auditim në përputhje me rregullat dhe kërkesat e industrive specifike;Shërbime të sigurise në varësi të procedura të rëna dakord me klientin

Shërbimet e Kontabilitetit

Mbajtja e kontabilitetit sipas rregullave të raportimit të përdorura nga klienti, Përgatitja e raporteve mujore sipas kërkesave dhe politikave të klientit, Pergatitja e pasqyrave financiare në perputhje me Standartet Kombëtare të Kontabilitetit apo Standarteve Ndërkombetare të Raportimit Financiar; Komunikimi me autoritetet tatimore apo audituesin e klientit; Përgatitja e deklarates vjetore të tatimit mbi të ardhurat;Përgatitja e deklaratave të tatimit në burim;Përgatitja e librave dhe deklaratës së TVSH-së;Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentave në Qëndrën Kombëtare të Biznesit;Përgatitja e deklaratave të tatimit mbi të ardhurat përsonale dhe sigurimeve shoqerore dhe shëndëtësore

Konsulencë-Shërbime Tatimore

Sektorët kryesorë të angazhimit të Studios tonë përfshijnë:Prodhimin, Ndërtimin, Utilitetet, ujë, energji, Shitjen mePakicë, Hoteleri, Turizmin, Shëndetësinë, Teknologjinë dhe Telekomunikacionin, Agjencitë Qeveritare, Shërbimet profesionale, Transportin, Shpërndarjen, Median, Industritë e Naftës, Gazit dhe Minerare, Organizatat Jofitimprurëse.Në këtë seksion kemi: Tatimi ndërkombetar;Tatimi mbi të ardhurat e korporatave;Tatimi mbi të ardhurat e individit;Transferimi i Çmimit

Vlerësime të aktiviteteve tregëtare

Konsulencë tatimore që siguron pajtueshmërinë me legjislacionin tatimor dhe rregulloret zbatuese, Shërbimet tatimore, Planifikimi i taksave, Konsulencë dhe asistencë direkte në zbatimin e traktateve për shmangien e taksimit të dyfishtë të përfunduar nga Shqipëria,Shërbimet e konsulencës ligjore

Vlerësime të pasurive

Nëse është për të shtuar një partner biznesi ose investitor, është e domosdoshme që ju të dini se çfarë është vlera e kompanisë suaj në mënyrë që të mund të merrni vendimin më të mirë të mundshëm. Nëse vendosni që ta shisni, atëherë do t'ju duhet një vlerësim i vlerës në mënyrë që ju të dini sa mund ta shisni biznesin tuaj.

Përgatitje Plan Biznesi

Ne punojmë ngushtë me ju për të kuptuar qëllimet dhe vizionin tuaj, dhe pastaj të zhvillojmë një plan të qartë për biznesin tuaj për vitet e ardhshme. Ne shqyrtojmë supozimet, bëjmë hulumtime të pavarura, shqyrtojmë dhe propozojmë mënyra alternative për t'ju ndihmuar të arrini objektivat tuaja të biznesit. Ne jemi konsulentë, jo vetëm shkrues të plan-biznesit.

Stafi jonë

Njihuni me stafin tonë

Fatime Alliu

Auditore ligjore

Kondor Çeka

Auditues ligjor

Naim Alliu

Administrator

Klajdi Kadillari

Audit/Konsulence

(Stazhier Auditues Ligjor)

Artiola Lusha

Finance/Kontabilitet (Stazhier Auditues Ligjor)

Dëshmitë tona

Çertifikata e Përsosmërisë në biznes

Na kontaktoni

Vendndodhja jonë